Brightoni ka siguruar statusin e tyre në Premierë Ligë për sezonin e ardhshëm me një fitore të rrallë kundër Manchester United.
Skuadra e promovuar këtë edicion në kampionatin më të madh anglez ka fituar me rezultat minimal 1 me 0 kundër “Djajve të Kuq” mbrëmjen e sotme (e premte) në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 37-të, shkruan portali arbresh.info.
Teknologjia e linjës së golit konfirmoi golin me kokë të shënuar nga Pascal Gross në minutën e 57′ të ndeshjes pas asistimit nga Jose Izquerdo që në fund doli në formë befasuese të jetë gol vendimtar duke i siguruar tri pikë skuadrës së Chris Hughtonit.
Edhe pse kanë mbetur dy ndeshje të tjera për tu zhvilluar, Brightoni ka siguruar qëndrimin në Premierë Ligë duke regjistruar gjithashtu fitore kundër Manchester United pas më shumë se një gjysmë shekulli.
Ndryshe, kjo ishte fitorja e dytë e Brightonit në historinë e tyre kundër “Djajve të Kuq”./arbresh.info/
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...