Shtetas kinezë kanë shfaqur laser në aeroplanët ushtarakë amerikan pranë Xhibutit në një numër incidentesh në javët e fundit, pohon Pentagoni.
Ushtria amerikane ballafaqohet me laser që i drejtohet avionëve me dekada, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, incidentet theksojnë shqetësimin që Shtetet e Bashkuara kanë në lidhje me një bazë ushtarake kineze vetëm milje nga një bazë kritike e SHBA në Xhibuti.
“Janë incidente shumë serioze … Ne kemi njoftuar edhe formalisht qeverinë kineze dhe ne kemi kërkuar që kinezët të hetojnë këto incidente”, tha zëdhënësja e Pentagonit Dana White për gazetarët.
White tha se Pentagoni ishte i bindur se laserët ishin drejtuar nga shtetas kinezë dhe në javët e fundit kishte ndodhur më pak se 10 incidente. Qëllimi ishte i paqartë.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se në një incident muajin e kaluar, dy pilotët në një C-130 pësuan lëndime të vogla në sy.
Zyrtari tha se në disa raste, laserët ushtarakë nga baza kineze ishin drejtuar në avionë.
Xhibuti është vendosur strategjikisht në hyrjen jugore të Detit të Kuq në rrugën drejt Kanalit të Suezit./Arbresh.info/
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...
Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në...
KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 m...
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...