Nga 14 persona që Presidenti i Kosovës i fali, 10 prej tyre kanë qenë të dënuar për vrasje.
KALLXO.com ka siguruar raportin e Komisionit për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave për Falje të cilët i rekomanduan për falje 14 të burgosur që po vuanin dënimin në Burgun e Dubravës.
Në dekretin e publikuar më 10 prill, Presidenti sipas rekomandimit të Komisionit për Shqyrtimin e Kërkesave për Falje kishte shpallur faljen për këta të burgosur.
Në listën e 14 të falurve, 10 prej tyre janë të dënuar për vrasje dhe vepra të tjera ndërsa katër të dënuarit e tjerë janë shpallur fajtorë për veprat Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje, Vjedhje e rëndë, Vjedhje e pyllit dhe Pengim i personit zyrtar dhe vrasje në tentativë.
Personat dhe vitet e falura të dënimit të tyre janë të listuar më poshtë:
Agim (Bajram) Dervishaj, i lindur në Gjakovë më 11.02.1959 , i falen dy vite.
Agim (Malë) Bajraktari, i lindur në Deçan, më 07.03.1972, i falen gjashtë muaj
Ali (Hajzer) Hasani , i lindur në Mitrovicë, më 13.11.1979, i falen dy vite.
Diamant (Kamber) Dautaj, i lindur në Deçan, më 20.11.1994, i falet pjesa e mbetur e dënimit.
Hasan (Ramadan) Rraci, i lindur në Klinë, më 25. 11.1972, i falen tri vite.
Jeton (Durak) Kokollari, i lindur në Prizren më 05. 01. 1983, i falen dy vite.
Kadri (Mehmet) Krasniqi, i lindur në Prizrën, më 05.04.1958, i falet pjesa e mbetur e dënimit.
Kadri (Baki) Krasniqi, i lindur në Prishtinë, më 17.12.1968, i falen dy vite.
Ndue (Lekë) Qeta, i lindur në Prizren, më 12.06. 1980, i falen dy vite.
Nergim (Ali) Puqolli, i lindur në Ferizaj, më 03.04. 1998, i falet një vit.
Ridvan (Fetah) Emërllahu, i lindur në Viti, më 20.03. 1977, i falen dy vite.
Ruzhdi(Murat) Misini, i lindur në Dragazh, më 29.05.1958 , i falen dy vite.
Sami (Emin) Kuqi, i lindur në Suharekë , më 05.01, 1977, i falen dy vite
Zenel (Sherif) Kastrati, i lindur në Gllogoc, më 11.12.1944, i falen tri vite.


8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër