Një burrë 25-vjeçar kinez u arrestua nga policia pas hapjes së derës së emergjencës të një avioni. Ai i tha policisë se ishte ndier i nxehtë dhe kishte vapë, kështu vendosi të hapte derën e emergjencës së avionit.
Dera e emergjencës e një avioni është projektuar për emergjenca, siç është një ulje e paparashikuar në rast aksidenti, përplasje e papritur, ose nëse merni vesh se po ndani një automjet fluturues me dikë që ende përdor si melodi zileje Crazy Frog-un. Kjo nuk është një dritare.
Aeroplani ishte në pritje të ngritjes nga Aeroporti Mianyang Nanjiao, në provincën Sichuan, kur mendja gjeniale vendosi të hapë një dritare.
Burri, i quajtur Chen – ishte i befasuar kur zbuloi se në vend që të përshëndetej nga oksigjeni i ëmbël dhe i freskët kur të hapte daljen, i gjithë “muri” iu shemb dhe u hap një rrëshqitëse emergjence me ajër.
I riu pohoi se nuk kishte idenë se dera ishte pjesë e daljes emergjente. Siç raportohet në Medium, ai tani do të kalojë 15 ditë pas hekurave dhe mund të vihet në listën e zezë të famshme të udhëtimit të Kinës, përveç marrjes së një gjobe të rëndë, /arbresh.info
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit