Qytetet e shëndetshme janë koncept që në këtë fazë i duhen më së shumti Kosovës dhe Qeveria e vendit e mbështet fuqishëm çdo nismë që përmirëson jetën e qytetarit.
Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra Regjionale për Evropë, të kryesuar nga Monika Kosinska, profesor John Ashton dhe Adam Tiliouine.
“Ndotja e ajrit që arriti kulmin në dimrin që lamë pas, ishte momenti alarmues për të cilin duhet menduar strategji afatgjate, por duke njohur fillimisht problemet me të cilat përballen qytetet e vendit. Ndihma e OBSH-së në këtë drejtim është e tejet e nevojshme dhe Qeveria mbështet konceptin e Qyteteve të Shëndetshme, me shpresë që shumë shpejt Prishtina dhe qytete të tjera t’i bashkohen kësaj nisme, që në botë ekziston prej dekadash”, tha Kryeministri Haradinaj.
Udhëheqësja e këtij misioni, Monika Kosinska, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritje, duke shprehur përkushtimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në adresimin e çështjeve dhe përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, në bazë të nevojave dhe kërkesave që ka Kosova.
Pjesë e këtij takimi ishte ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ministria e të cilit është iniciues e kësaj nisme, për të cilën dha mbështetje edhe Kryeministri Haradinaj.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...