Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka kërkuar nga Donald Trump që të mos dalë nga marrëveshja ndërkombëtare e dizajnuar për të parandaluar Iranin të prodhojë armë bërthamore.
Duke folur për BBC, Guterres tha që kishte rrezik real për luftë nëse nuk ruhet marrëveshja e vitit 2015, transmeton portali arbresh.info.
Trump ka qenë një kritik i fortë i marrëveshjes, në të cilën Irani pranoi të kufizonte programin e saj bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Presidenti amerikan ka kohë deri më 12 maj të vendosë nëse duhet të qëndrojë me marrëveshjen.
Guterres i tha BBC se marrëveshja e Iranit ishte një “fitore e rëndësishme diplomatike” dhe duhet të ruhet.
“Ne nuk duhet ta heqim atë nëse nuk kemi një alternativë të mirë,” tha ai, duke shtuar: “Ne përballemi me kohë të rrezikshme”.
Deklarata e tij vjen vetëm disa ditë pasi Izraeli zbuloi “skedarë të fshehtë bërthamorë” duke e akuzuar Iranin se kishte ndjekur fshehurazi armë bërthamore./Arbresh.info/
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...
Meta po përgatit katër palë syze të reja me AI – fundi...
Putini mendon se mund të bëhet “i pavdekshëm”, investon 26 m...
E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon n...
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe ...