Kreu i opozitës i tha mbështetësve të tij se, ende duhet sqaruar pozicioni i partisë, por protestat do të pezullohen për një ditë.
Ishin republikanët, ata që ndaluan përpjekjen e parë të Pashinyan për t’u bërë kryeministër përmes votave në Parlament. Por, në një deklaratë të fundit, megjithëse nuk përmendën emra, republikanët thanë se do të mbështesin kandidantin që do të nominohet nga një e treta e deputetëve.
Partia republikane tha se nuk do të paraqesë vet asnjë kandidad, duke i hapur rrugën Pashinyanit si i nominuari i vetëm.
Protestat nisën pasi ish-kryeministri Serzh Sargsyan, përmes një referendumi plot parregullsi kaloi fuqitë e presidentit te kryeministri, e më pas la Presidencën për t’u bërë kryeministër. Lëvizje e qartë kjo për të mos iu ndarë pushtetit, gjë që nuk u pranua nga armenët, të cilët u hodhën në protesta masive, që rezultuan mjaft efektive dhe sollën dorëzimin e qeverisë.
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...