Zv.kryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani, sot në një intervistë për TV24 tha se nuk do ta pranojnë Dimitar Bogovin për guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë.
Ai tha se për këtë pozitë ka zgjidhje më të mira dhe më profesionale.
“Për këtë rast kemi zgjidhje më të mira dhe më profesionale, me sukses vendore dhe ndërkombëtare dhe mendojmë se Fatmir Besimi është zgjidhja më e mirë për sukses në këtë institucion. Ne nuk do ta mbështesim propozimin e Ivanovit dhe do të mundohemi ta bindim se Besimi është zgjidhja më e mirë”, tha Osmani.
Ai shtoi se propozimi i Ivanovit ka komplikuar koordinimin dhe ka rënduar komunikimin për këtë problem, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A