Organizata separatiste baske ETA, njoftoi se ka shpërbërë të gjitha strukturat e saj pas dekadash atentatesh të përgjakshme, në një letër që daton më 16 prill dhe të publikuar sot nga një gazetë elektronike spanjolle “eldiario.es”.
“ETA vendosi t’i japi fund ciklit të saj historik dhe funksionit të saj, duke i dhënë fund rrugës së saj. Për pasojë, ETA ka shpërbërë krejtësisht të gjitha strukturat e saj dhe e konsideron iniciativën e saj politike të përfunduar”, theksohet në këtë letër të shkruar në gjuhën baske dhe që mban emblemën e organizatës, një gjarpër i përdredhur rreth një sëpate.
“Kjo është një letër që ETA ia ka dërguar personaliteteve dhe organizatave që kanë marrë pjesë para shtatë vitesh në deklaratën e Aiete (një iniciativë ndërkombëtare që përfundoi në tetor 2011 me braktisjen përfundimtare të dhunës nga kjo organizatë)”,shpjegon një anëtarë i qeverisë baske.
ETA, e krijuar në vitin 1959 gjatë diktaturës së Francisco Frankos, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 829 personave dhe mijëra të plagosur në një fushatë atentatesh në Spanjë dhe në Francë për pavarësinë e Vendit Bask dhe të Navarre nga viti 1968-2010.
ETA është klasifikuar si grup terrorist nga disa shtete, përfshirë Francën e Spanjën.
© SYRI.net
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...