Pas largimit sërish në formë huazimi gjatë muajit janar, ylli i Barcelonës, Gerard Deulofeu, nuk beson sigurisht se ka të ardhme te klubi në Camp Nou.
Karriera e 24-vjeçarit te gjiganti katalunas ka nisur dhe është ndalur që nga viti 2013 për shkak se lojtari deri tani ka shpenzuar kohë te klubet si Evertoni, Sevilla dhe AC Milani, transmeton portali arbresh.info.
“[Garcia] ma ka thënë se ai ma do mua këtu në Watford dhe është e qartë që unë nuk do të rikthehem në Barcelonë – nuk mendoj se Valverde më do sërish në klub”, ka thënë lojtari për ‘Cadena Ser’.
“Ne duhet ta marrim këtë me qetësi, ta analizojmë situatën me kujdes dhe të shohim se çfarë ndodhë. Unë duhet të qëndrojë i qetë. Unë doja të largohesha si një i huazuar në janar dhe nuk mendoj se do të rikthehem në Barcelonë”
Kjo është padyshim zhgënjyese nga Deolofeu për shkak se kishte shkëlqyer te AC Milani në sezonin e fundit./arbresh.info/
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...
Kërkesa e Hansi Flick për mesfushën