Një delegacion i Komisionit Evropian nesër do të arrijë në Kosovë për të vlerësuar nëse është përmbushur kriteri i fundit për liberalizim të vizave, përkatësisht luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pas kësaj vizite, muajin tjetër pritet të hartohet një raport (rekomandim) për heqjen ose jo të vizave me Bashkimin Evropian, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Puna e bërë nga institucionet e Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave pritet të vlerësohet shumë shpejt nga mekanizmat e Bashkimit Evropian.
Kjo pasi që gjatë ditës së nesërme (3 maj) pritet që në Kosovë të vijë një delegacion i nivelit teknik i Komisionit Evropian, i cili do të pajiset me të dhëna mbi atë se sa është punuar në drejtim të përmbushjes së kriterit të fundit, luftës ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.
Si rrjedhojë e kësaj, gjatë muajit qershor pritet që të hartohet një raport (rekomandim) për heqjen ose jo të vizave për Kosovën
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri është shprehur i bindur se Kosova do ta marrë një vlerësim pozitiv sa i përket kësaj çështjeje, pasi sipas tij, është punuar dukshëm në këtë drejtim.
Njëjtë ka pohuar edhe ish-ministrja e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj, e cila për “Zërin” ka vlerësuar se deri në fund të këtij viti qytetarët do të mundë të lëvizin lirshëm.
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....