Shefi i Grupit parlamentar të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Dardan Sejdiu, ka folur për partinë e re që kanë themeluar ai dhe kolegët e tij që janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sejdiu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se shpreson që këtij subjekti të ri politik do t’i bashkohet edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Po shpresoj që po”, është përgjigjur ai, kur është pyetur nëse Ahmeti do t’i bashkohet subjektit që ende nuk ka emër.
“Do të ishte lajm i mirë për grupin tonë, dhe për një subjekt që ta ketë personin që bëri transformimin në Prishtinë”, është shprehur Sejdiu në T7.
Ai ka thënë se Ahmeti ka kontribuar në hartimin e deklaratës së parimeve të partisë së re.
“Shpendi ka qenë në diskutime kur e kemi punuar edhe deklaratën e parimeve. Po besoj shumë që kjo mund të konkretizohet me angazhim të tij në ballë të subjektit”, ka treguar Sejdiu.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira