Juventusi është duke u përpjekur për rikthimin e Alvaro Moratas në Torino, në formë huazimi me obligim blerjeje.
Sulmuesi spanjoll i ka kaluar dy sezone te Bianconerët para se të kthehej te Real Madridi në vitin 2016, pasi që Los Blancos e aktivizuan klauzolën për riblerje.
Në verën e kaluar, klubi spanjoll e shiti te Chelsea, mirëpo nuk ka kaluar sezon të mirë në Ligën Premier.

Sipas Tuttosport, Blutë janë duke tentuar ta transferojnë Edinson Cavanin nga Paris Saint-Germaini, pasi që klubi francez duhet të shesë për shkak të rregullave financiare.
Si rezultat i kësaj, Giuseppe Marotta është duke u angazhuar që ta kthejë 25-vjeçarin në Itali, me një formulë ta ngjashme me atë të transferimit të Douglas Costas.
Zonja e Vjetër ofron 15 milionë euro për huazimin e Moratas për një sezon, me obligim blerjeje për 45 milionë euro në vitin 2019.
Në garë për shërbimet e tij janë edhe PSG dhe Bayern Munichu, mirëpo sulmuesi pëlqen më shumë të kthehet te Juve.
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...