Sulmuesi kontravers italian, Mario Balotelli, do të largohet nga skuadra e Nices në fund të edicionit, transmeton arbresh.info.
Agjenti i tij, Mino Raiola ka paralajmëruar se shumë skuadra janë të interesuara për lojtarin që në këtë edicion ka shënuar plot 15 gola në Ligue 1.
Ndër klubet që është përmendur është edhe Milani, por Balotelli e ka përjashtuar mundësinë që të kthehet në ekipin nga ‘San Siro’.
“Unë nuk do të kthehem te Milani. Mendoj se do të jetë sezoni im i fundit në Nice, pavarësisht se ka qenë më i miri në Francë”, ka thënë Mario Balotelli. /arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...