Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se tashmë të gjitha institucionet e sigurisë në vend kanë rritur intensitetin për gjetjen e dy policëve të zhdukur mbrëmë në Lepenc.
Ai duke folur për Insajderi, ka thënë se tani më përveç Policisë, FSK-së dhe Zjarrfikësve, në terren kanë dalur edhe ekipet e KFOR-it. Gjithashtu, Gashi e konfirmoi që kërkimi i tyre ka filluar edhe në territorin e Maqedonisë.
“Të gjitha masat dhe procedurat që duhet të merren në raste të tilla. I kemi angazhuar të gjitha kapacitet në dispozicion për gjetjen e dy policëve. Tashmë në teren janë tyë angazhuar Policia e Kosovës, FSK dhe KFOR-i. Duhet ta themi që sipas informatave që i kam marrë në vendin e ngjarjes rrjedha e lumit është rrjedhimisht e shpejtë. Jemi jashtzakonisht të angazhuar që për një periudhë sa më të shpejtë ta kontrollojmë territorin tonë. Por, tashmë kanë filluar kërkimi edhe në territorin e Maqedonisë, gjë që i falenderoj për bashkpunimin që e kanë shprehur”. tha Gashi për Insajderi.
Gashi theksoi se nuk posedon informacioni për shkaktarin që ka mundur të shtyjë në aksidentin e dy policëve. Por, u shpreh se të gjitha pistat janë duke u hetuar dhe në momentin kur do të konstatohet një gjë e tillë do e publikojnë.
“Të gjitha pistat janë duke u trajtuar. Tani për tani nuk dihet cili ka qenë shkaktari i aksidentit. Do të informohemi në momentin kur do e marrim raportin përfundimtar nga organet kompetente”, ka thënë ministri Gashi.
Dy policët M.D. dhe A.T. me veturë zyrtare të Policisë së Kosovës janë janë rrokullisur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Deri më tani është gjetur vetëm vetura me të cilën ishin duke udhëtuar, por jo edhe dy trupat e tyre./Insajderi.com
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...