Pija tretëse me gjethe dafine dhe limon është ajo që ju duhet më shumë gjatë ditëve me stomak të rënduar.
Sapo ta pini do ta ndjeni që do të largohet ndjesia e fryrjes.
Rëndesa që i bëjmë stomakut jo vetëm duke ngrënë shumë por duke e tepruar sidomos me ëmbëlsira, nuk do të ndihet aq shumë pas këtij çaji.
Pija që po ju propozojmë është e ngrohtë dhe na propozohet nga gjyshet.
Ky çaj përgatitet në fare pak minuta, pasi mjafton ta zieni për pesë minuta.
Receta për një gotë çaj tretës:
200 ml ujë
Lëkurën e ¼ të limonit
1 gjethe dafine
Si përgatitet?
Përpiquni ta pastroni pjesën e bardhë të lëkurës së limonit sepse do të shkaktojë hidhësi. Në një enë të vogël zieni për 5 minuta përbërësit deri sa të marrë ngjyrën karakteristike. Mund t’i shtoni pak mjaltë dhe ta pini./ Living
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...