Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi të enjten sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guterres të intensifikojë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike për të arritur paqen e përhershme në Siri, raporton Anadolu.
Sipas një burimi presidencial, Erdogan gjithashtu diskutoi situatën humanitare në Siri gjatë telefonatës së tij me Guterres, transmeton portali arbresh.info.
Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara (UNRWA) si një faktor i rëndësishëm për të siguruar stabilitet në vendet që strehojnë refugjatët palestinezë, tha burimi./Arbresh.info/
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...