Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka polemizuar me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj mbi situatën e energjisë elektrike të krijuar në Kosovë.
“Kemi pikëpamje shumë të ndryshme, në mandatin e kaluar shteti ishte i kapur dhe vazhdoj të besoj që shteti është ende i kapur, pra për mua nuk është qeveria e re. Këtu kanë defiluar si në sfilatë ministra dhe zëvendësministra”, deklaroi Kurti.
“Ju e keni marrë stafetën në të njëjtin rreth dhe po thoni që e keni fanellën ndryshe. Strategjia energjetike ka ardhur në kuvend pas marrëveshjes me “Contour Global”, kjo tregon mosrespektin ndaj strategjisë që ne vet i hartojmë. Duhet të bëhen ato shpronësime në Hade e Shipitullë mirëpo nuk duhet të barazohen banorët, sepse aty ka edhe zaptues të pronave për të cilët duhet të ngriten edhe aktakuza”, përfundoi Kurti
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...