Gary Neville ka rrezikuar zemërimin e tifozëve të Liverpoolit duke thënë se Mohamed Salah nuk ka shans për të fituar këtë vit Topin e Artë.
Salah është duke u vlerësuar si një kandidatë serioz për të fituar çmimin më të madh individual pas një sezoni të jashtëzakonshëm brenda të cilit shënoi 43 gola dhe 15 asistime brenda 47 paraqitjeve te “Redsat”, transmeton portali arbresh.info.
Por, legjenda e Manchester United, Neville beson që një tjetër lojtar do ta fitoj atë.
Duke iu përgjigjur një vizatimi që shfaqte statistikat e Salahs duke i krahasuar ato me të Lionel Messin, Ciro Immobiles dhe Cristiano Ronaldos, Neville u përgjigj më vonë duke shkruar se superylli portugez do ta fitoj trofeun për të gjashtën herë.
“Fituesi i vetëm = Cristiano”, ka shkruar analisti në ‘Sky Sports’ në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
Pas dy golave në fitoren 5 me 2 të së martës kundër Romas, Salah tani konsiderohet favorit për të marrë çmimin së bashku me yllin e Real Madridit, Ronaldon, dhe para Lionel Messit të Barcelonës./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë