Sot u mbajt një tryezë politike e organizuar nga LDK ku ishin të ftuara të gjitha partitë politike.
Këtë takim e kishte kërkuar vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ftesën ua kishte dërguar të gjithë liderëve të partive politike në Kosovë.
Mirëpo përveç mungesave të shumta të liderëve tjerë, as Mustafa nuk ishte i pranishëm në këtë takim.
Driton Selmanaj nga LDK deklaroi se Mustafa është kthyer në Kosovë, mirëpo ai ende nuk është i gatshëm në kapacitetin e tij të plotë që t’i kthehet angazhimeve në politikë.
Selmanaj shpreson që rikthimi i Mustafës në angazhimet politike është çështje ditësh, ndërsa për partitë tjera politike Selmanaj deklaroi se ka qenë vendim i tyre se kë e delegojnë, dhe se beson se partitë kanë dërguar përfaqësuesit e tyre më dinjitozë.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend