Konkursi kishte nisur që nga prilli i vitit 2017, ndërsa tani tre emrat që i janë propozuar Zyrës së Kryeministrit janë: ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHKK-së dhe drejtori aktual i burgut të Sigurisë së Lartë Rasim Selmani, ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës Enver Rrustemi, si dhe drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Për të katërtën herë Ministria e Administratës Publike ka arritur t’i përzgjedhë tre emrat e kandidatëve më të suksesshëm për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues (SHKK).
Konkursi kishte nisur që nga prilli i vitit 2017, ndërsa tani tre emrat që i janë propozuar Zyrës së Kryeministrit janë: ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHKK-së dhe drejtori aktual i burgut të Sigurisë së Lartë Rasim Selmani, ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës Enver Rrustemi, si dhe drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i ka thënë gazetës “Zëri” se emrat e tre kandidatëve më të suksesshëm janë dërguar në Zyrën e Kryeministrit dhe tani i mbetet Kryeministrisë të vendosë kur do ta qesë në rend dite këtë çështje.
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...