Përfaqësuesja U-19 e Kosovës, sot në fushën e futbollit “Top –Futboll” në Mazgit zhvilloi një ndeshje të ashtuquajtur kontrolluese testuese, ku përzgjedhësi Ramiz Krasniqi tashmë për dy ndeshje do të ketë në dispozicion një grup prej 30 futbollistëve, të cilët do të i provoi në ballafaqim me skuadrën anëtare të Ligës së Parë të Kosovës Fushë Kosovën dhe nesër me “2 Korrikun” .
Në ndeshjen e sotme djemtë e Kombëtares U-19 treguan lojë cilësore me aksione të mira, bashkëveprime mirë të menduara dhe komunikim të mirë mes vete.
E gjithë kjo dha edhe rezultat ku pjesa e parë u përmbyllë me dy gola epërsi me golat e Riza Zhdrellës në minutën e 28-të dhe Leorant Thaqit në minutën e 39-të. Pjesa e dytë me pamje tjetër sepse përzgjedhësi dëshironte të sprovonte të gjithë futbollistët, por dhe në pjesën e dytë futbollistët e Kombëtares luajtën mirë, ndërkaq që fushkosovarët zvogëluan rezultatin në 2:1 pas një gabimi të mbrojtjes kur nga afërsia Breznica shënoi gol.
Kosova U-19 – Fushë Kosova 2:1 (2:0)
Fusha e futbollit ”Top –Futboll” Mazgit
Gjyqtarë: E. Janovali, A. Bilalli e D. Zhegrova
Shënues: Zhdrella(28), Thaqi (39) për Komb.U-19 e Breznica(83) ppr F. Kos.
Kosova U-19: F. Gashi, E. Rexhepi, R. Azemi, P. Terziu, A. Pllana, A. Zeqiri, A. Menxhiqi, A. Maloku, M. Ismajli, L. Vitia, B. Kastrati, G. Raci, I. Krasniqi, B. Selishta, A. Kozmaqi, R. Ramadani, A. Ismajli. A. Shabani, Q. Zyba, A. Krasniqi, E. Shehu, R. Rahmani, B. Sekiraqa, E. Baholli, A. Prapashtica, A. Aliu, L. Ahmeti, B. Tolaj, M. Hyseni e L. Thaqi e R. Zhdrella.
Fushë Kosova: Llugaliu, Kutllovci, Gojnovci, Berisha, Jashanica, Krasniqi, Syla, Maloku, Osmani, Shala e Haziraj. luajtën edhe Krasniqi, Rashica, Mateti, Bërbatovci, Bekteshi, Rama, Vojvoda, Bogujevci, Breznica e Bllaca.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...