Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe dashamirëve të aktorit, tashmë të ndjerë, Art Kurti.
Gashi, në telegramin e tij të ngushëllimit ka thënë se ndarja e hershme e Kurtit nga jeta është humbje e rëndë jo vetëm për familjen dhe miqtë por edhe për artdashësit, shkruan Arbresh.info.
Telegrami i plotë:
Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurit tuaj, Artit, aktorit tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh. Bota e artit ka humbur një prej aktorëve të rinj më të talentuar. Arti u nda nga kjo jetë në moshë të re, duke lënë në gjysmë rrugëtimin e tij prej artisti. Ai me punën e tij, bëri që të jetë i respektuar në botën e artit e të kulturës por edhe jashtë saj. Me entuziazmin e tij prej të riu ai do të jepte kontribut të madh andaj Arti do të na mungojë.
Ndarja e hershme e Art Kurtit, është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe të gjithë ata që e njohën. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Art Kurtit./Arbresh.info
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...