Njësitë e karabinierëve në Itali kanë sekuestruar 36 kilogramë drogë të llojit heroinë, që do të shpërndahej në tregun e qytetit të Milanos.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave droga duhej ende të pritej dhe të ndahej në doza, por me t’u hedhur në rrugë do të kapte një vlerë mbi 2 milionë euro.
Sipas burimeve, droga po transportohej nga një korrier bullgar, që do t’ua dorëzonte dy shtetasve shqiptarë, Shahin Iusufi dhe Florian Lani, 28 dhe 39 vjeç, banues në qytetin lombard. Të gjithë ata janë arrestuar.
Për të marrë nën kontroll drogën, karabinierët kanë kontrolluar dhe çmontuar dy makina, njëra e llojit “Croma” me targë italiane dhe tjetra e tipit “C5”, me targë të huaj, të mbyllur në një garazh në zonën pranë selisë së panairit Expo 2015.
Burimet saktësojnë më tej se heroina është sekuestruar nga njësitë e specializuara të karabinierëve ditën e enjte, por vetëm sot autoritetet kanë publikuar bilancin e operacionit të tyre.
/ Top Channel
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...
Stuhitë godasin Australinë Perëndimore, mijëra njerëz pa ene...
Hoxha me komandantin e KFOR-it: Garanci kyçe për stabiliteti...
Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e ujitjes në Zasellë
Rekordmeni i Premier League, James Milner tërhiqet përfundim...
Përdorën telefonin gjatë vozitjes, gjobitën 233 shoferë veç ...