Dy sulme të talibanëve në provincën perëndimore të Afganistanit, Badghis kanë lënë të vdekur të paktën 14 trupa ushtarakë dhe zyrtarë policorë, kanë thënë zyrtarët afganë.
Zëvendës-shefi policer, Ghulam Sarwar Haidari ka thënë se një numër i kryengritësve ka sulmuar trupat e ushtrisë afgane në distriktin Ab Kamari, duke lënë të vdekur nëntë ushtarë në sulmin e 23 prillit.
Në po të njëtjën kohë, një tjetër sulm i kryengritësve në distriktin Qadis ka lënë të vdekur pesë zyrtarë policorë, ka thënw Haidari.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Haidari ka fajësuar talibanët për sulmet kundër forcave qeveritare në provincën Badghis.
Më 22 prill një sulm i grupit militant, Shteti Islamik ka lënë të vdekur 57 persona në kryeqytetin afgan, Kabul./rel
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...