Ish-kampion botëror i peshave të rënda, Mike Tyson, ka shprehur dëshirën për tu takuar dhe njohur me Presidentin Recep Tayyip Erdogan gjatë një vizite të ardhshme të tij në Turqi.
Tyson, 51 vjeç, ka pasur një takim me producentin turk, Murat Isilak, vëlla i ish-deputetit të AK Partisë, Ugur Isilak, njëherësh poet, këngëtar dhe kompozitor i shquar.
Boksieri me famë botërore, tashmë në pension, është ftuar nga Murat Isilak për të marrë pjesë në një eveniment, që do të organizohet në Turqi gjatë muajit tetor.
“Kur të vij në tetor, dua që të takohem dhe njihem me Presidentin Erdogan”, ka thënë Mike Tyson duke kërkuar ndihmën e producentin turk për të plotësuar këtë dëshirë të tijën.
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj