Andrea Pirlo beson se Juventusi është favorit për të fituar titullin në Serie A këtë sezon.
Ndeshja vendimtare për titull në kampionatin italian ndërmjet Juventusit dhe Napolit zhvillohet nesër (e diele) duke filluar nga ora 20:45, transmeton portali arbresh.info.
“Do të jetë një ndeshje vendimtare për Napolit, pasi ata janë të fokusuar për të fituar”, ka thënë fillimisht Pirlo për ‘Sky Sports’.
“Pasi Juventusi ka një avantazh prej katër pikëve në krye të tabelës, unë mendoj që kjo i bënë ata favorit. ‘Bianconerët’ mund t’i qasen lojës në mënyra të ndryshme”
Pirlo kishte shënuar kur Juventusi mposhti Napolin në fitoren 3 me 0 në Turin gjatë vitit 2013.
“Të luash një ndeshje si ajo është gjithmonë ngazëlluese pasi aty është një atmosferë e mrekullueshme. Ajo ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, por nesër do të jetë ndryshe”
Pirlo tashmë është i pensionuar, por sot (e premte) mori pjesë në një ndeshje solidarizuese të UEFA-së në Gjenevë./arbresh.info/
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...