Massimiliano Allegri beson se Gonzalo Higuain do të jetë vendimtar në ballafaqimin ndaj Napolit.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka parashikuar që sulmuesi Gonzalo Higuain të luajë rol vendimtar në ndeshjen e madhe ndaj Napolit.
“Bianconerët” takohen me rivalin direkt për Scudetto të dielën në Allianz Stadium.
Dhe, Allegri beson se Higuain do të jetë vendimtar në ballafaqimin ndaj ish skuadrës së tij.
“Gonzalo Higuain është në gjendje të mirë, besoj se nesër do të jetë i rëndësishëm dhe vendimtar”, deklaroi Allegri në konferencë për media.
“Nesër duhet të jetë një mbrëmje e bukur e sportit. Kam lexuar se do të jenë edhe tifozët e Napolit. Është e drejtë. Nesër nevojitet një dëshmi e pjekurisë”, u shpreh ai
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...