Të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, të publikuara në Raportin për Kosovën, kanë përplasur dje deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partive në pushtet dhe të atyre në opozitë. Deputetët e opozitës kanë shprehur shqetësim për të gjeturat e Raportit duke thënë se situata nuk ka ndryshuar fare prej Raportit të fundit, përderisa zyrtarët qeveritarë kanë deklaruar se ky Raport e ka konfirmuar lajmin e shumëpritur nga qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Hoti: I vetmi sukses që ka theksuar Raporti është Demarkacioni
Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se ky Raport qartëson se Qeveria e Kosovës nga shtatori i 2017-s nuk ka dërguar asnjë sinjal bindës në Bruksel se është serioze t’i kryejë obligimet që i ka shteti i Kosovës.
“Derisa Raporti i vitit 2016 e përmend polarizimin mes Qeverisë dhe opozitës, që është normale, Raporti i fundit vë në dukje polarizimin brenda vetë koalicionit qeverisës dhe brishtësinë e koalicionit, i cili tanimë ka humbur edhe shumicën e thjeshtë. Kjo brishtësi i ka pamundësuar këtij koalicioni që të ndërtojë një konsensus të përgjithshëm për temat me rëndësisë nacionale në përputhje me agjendën evropiane”, ka thënë Hoti./zëri/
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban
Gjykimi i Thaçit në rastin e administrimit të drejtësisë, ca...
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...