DJ i njohur i hitit “Wake me up”, Avicii ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare.
Dj suedez, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, është gjetur i vdekur dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe përfaqësues nga familja e tij, shkruan TheSun.
Rrethanat e vdekjes së DJ ende janë të paqarta, ndërsa në një deklaratë thuhet”Familja është e shkatërruar dhe u kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë.”
Një nga hitet e tij të fundit ka qenë “Lonely Together” në bashkëpunim me Rita Orën, kurse njihet për hitin “Wake me up”, transmeton lajmi.net.
Dj Calvin Harris ishte ndër të parët që ka shprehur ngushëllimet lidhur me vdekjen e Aviciit, ai shkroi në Twitter “Lajme shkatërruese për Aviciin, një shpirt i bukur, i pasionuar dhe jashtëzakonisht i talentuar, kishte shumë më tepër për të bërë.”
Dua Lipa gjithashtu shkroi për vdekjen e DJ “Shumë lajm trishtues, vdekja e Aviciit”.

Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...