Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mban takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani.
134 punëkërkuesit kosovarë, në kuadër të projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”, gjenerata e I-rë, e II-të dhe e III-të, tanimë gjinden në Gjermani, në Institucione të ndryshme të Diakoinsë në Baden-Württemberg, në proces të realizimit të Aftësimit dhe Shkollimit Profesional trevjeçar në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve.”
61 kandidatë të tjerë, gjenerata e IV-të e projektit, gjatë 9 muajve të kaluar janë përgatitur në aspektin e gjuhës gjermane dhe të para integrimit, me qëllim që edhe këta, në muajin shtator 2018, të fillojnë programin e ngjashëm me kolegët e tyre nga tri gjeneratat e para.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...