Java e 28-të në elitën e futbollit kosovar do të fillojë ditën e shtunë.
Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje ndërsa ditën e diel katër të tjera.
Feronikeli që me ardhjen e Sulejman Starovës nuk di ende për fitore do të jetë nikoqire e Lirisë së Prizrenit.
Ndeshja tjetër e ditës së shtunë do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku skuadra me po të njëjtin emër pret kampionin në fuqi Trepçën ’89.
derbi i ditës së diel do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi pret Liderin Dritën.
Prishtina do të luaj në udhëtim te Vllaznia e Pozhoranit, ndërsa Besa do të jetë nikoqire e Drenicës.
Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet ku takohen dy skuadrat kuq e zi, Flamurtari dhe Vëllaznimi.
E shtunë, ora 15:00
Gjilani – Trepça’89
Gjyqtarë: Tefik Maloku, Alban Ejupi, Bekim Rama, Bardh Ajeti
Delegat: Bajram Krasniqi
Feronikeli – Liria
Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Visar Kastrati
Delegat: Isak Ejupi
E diel, ora 15:00
Llapi – Drita
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Isak Ceroviku
Delegat: Xhafer Dobra
Vllaznia – Prishtina
Gjyqtarë: Besnik Batalli, Benon Këpuska, Fatmir Abrashi, Erdall Zasella
Delegat: Rasim Gimolli
Besa – Drenica
Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Dardan Çaka
Delegat: Skender Jashari
Flamurtari – Vëllaznimi
Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Safet Berisha, Selami Haziri, Shpëtim Murtezi
Delegat: Ahmet Turku
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...