Lionel Messi raportohet se ka informuar që Rafinha dhe Gerard Deulofeun do të largohen në formë të përhershme nga Barcelona gjatë verës.
Gjiganti katalunas pritet nga të gjithë që të ketë ndryshime në skuadër me përfundimin e sezonit pavarësisht suksesit relativ këtë edicion, transmeton portali arbresh.info. Skuadra e Ernesto Valverdes duket se do të siguroj titullin në La Liga, por ata janë eliminuar në Ligë të Kampionëve nga AS Roma.
Të dy, Rafinha dhe Deulofeu kanë shpenzuar muajit e fundit në formë huazimi te Interi dhe Watfordi.

Deulofeu iu bashkua Barcelonës në më pak se 12 muaj më parëm, por nuk ka arritur të ketë sukses dhe ka kaluar përkohësisht te klubi në Vicarage Road.
Thuhet se Valverde tani dëshiron t’i gjej një klub të përhershëm atij. Rafinha, ndërkohë, është përforcuar në San Sairo. 25-vjeçari duket i vendosur që t’i bashkohet gjigantit në Serie A në një marrëveshje të përhershme prej 35 milionë funta.
‘Don Balon’ raporton që Messi, i cili është një figurë me ndikim të madh në Barcelonë, ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tyre.
Barcelona do të përballen me Sevillan të shtunën në finale të Kupës së Mbretit./arbresh.info/
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...