Komisioni për Integrime Evropiane është duke mbajtur debat me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në lidhje me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Ilir Deda, anëtar i këtij Komisionit nga Alternativa tha se prioritet gjatë këtij muaji është miratimi i Ligjit për konfiskimin e pasurisë pasi që është kriter për liberalizim vizash, raporton Arbresh.info.
Ndërsa sipas tij shumica e kritereve janë përmbushur për liberalizim vizash.
Ai ka shtuar se nuk duan ta rrezojnë qeverinë pa dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Po i menjëhershëm ishte deklarimi i Fitore Pacollit i e cila tha se Iliri nuk po e tregon të vërtetën sa i përket plotësimit të kritereve për liberalizim.
Ai tha se duhet të punohet për veprimet e tjera të paligjshme siç është kontrabanda në veri./Arbresh.info
Mustafa nga PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e ...
Strakosha për FIFA-n: Kualifikimi në Botëror do t’i kr...
Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur ...
Arbeloa: Bellingham është i jashtëzakonshëm, por duhet të gj...
Haxhiu: Do bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje –...
Kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen pas zgjedhjeve të ...