Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e konsideron shkelje të rëndë ligjore mosmiratimin në kohë të listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2018.
Sipas Shehut funksionimi ende i listës së vitit 2016 ka shkaktuar kosto financiare në buxhet, por nga ana tjetër është në disfavor të pacientëve.
“Ka kosto mbi pacientin se nuk janë rifreskuar ilaçet, por ka shkaktuar humbje në buxhet me gati 15 për qind të tij, për shkak të kursit të euros”, thotë Tritan Shehu për Top Channel.
Kjo vonesë në miratimin e listës së barnave të rimbursueshme për Tritan Shehun është e qëllimshme dhe ka arsye korruptive.
“Së pari bëhet për veprimatri korruptive dhe veprimtari të nëndheshme interesash, të cilat siç duket akoma nuk kanë gjetur pajtim dhe zgjidhje mes tyre. Së dyti, bëhet nga paaftësia dhe amullia që ekziston në strukturat që janë përgjegjëse ligjore, që çdo vit duhet të nxjerrin listën e barnave të rimbursueshme”, deklaron deputeti demokrat.
Lista e barnave të rimbursueshme për herë të fundit është miratuar në vitin 2016. Si rregull, lista e barnave të rimbursueshme pasi konsultohet me të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT, miratohet në Qeveri dhe hyn në fuqi në fillim të muajit prill për çdo vit.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira