Sipas disa raporteve, Real Madridi ka ofruar sulmuesin Karim Benzema dhe disa të holla te Liverpooli për të nënshkruar me sensacionin Mohamed Salah.
Reprezentuesi egjiptian është duke shijuar një sezon të jashtëzakonshëm debutues te klubi në Anfield, ku ka arritur të shënojë 40 gola dhe të krijoj 13 asistime brenda 45 paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, Benzema vazhdon të kritikohet në La Liga edhe këtë sezon për shkak të performancave të dobëta në fushë dhe vetëm pesë golave të regjistruara deri tani.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Real Madridi dëshiron të ndaj rrugët me Benzeman, por synon të shfrytëzoj atë si pjesë e marrëveshjes për të nënshkruar me Salahn. Raporti pretendon gjithashtu që presidenti Florentino Perez dëshiron të shkarkoj reprezentuesin e Francës që mund të zvogëloj çmimin që kërkohet nga Liverpooli për transferimin e yllit të tyre.
Megjithatë, thuhet tutje se trajneri Jurgen Klopp është kundër marrëveshjes pavarësisht insistimit nga Perez./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë