Ndihmësi i drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, do të qëndrojë nesër në Kosovë, gjegjësisht në Zveçan.
Ai, sipas njoftimit të kësaj zyre, do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve politikë serbë të Kosovës me anëtarët e Ekipit Drejtues për themelimin e Asociacionit të komunave serbe, raporton Koha.net.
Siç ka njoftuar kjo zyrë, takimi do të nis në orën 13 në sallën e Kuvendit Komunal të Zveçanit.
Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar se do të themelojnë njëanshëm Asociacionin në rast se Qeveria e Kosovës nuk lëviz në këtë drejtim. Ata kanë thënë se do të presin vetëm deri më 20 prill.
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C