105 persona të të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, që kanë vepruar si struktura paralele në Mitrovicën e Veriut, janë rekrutuar në institucionet e vendit. 80 pjesëtarë do të shkojnë në agjencionin për menaxhimin e emergjencave dhe 25 të tjerë në qendrën korrektuese.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë e arritur më 19 prill të viti 2013 ka paraparë edhe shpërbërjen e kësaj strukture.
Kurse, me vendimin e Qeverisë së Kosovës është vendosur që 483 pjesëtarët të rekrutohen deri në fillim të muajit shtator, transmeton Tribuna Channel.
Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka thënë se do të integrohen të gjitha ata që posedojnë të dhëna dhe dokumente të shtetit të Kosovës, pastaj persona që nuk janë të ndjekur nga policia dhe nuk paraqesin rrezik, por rekrutimi varet edhe nga dëshira e individëve.
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur