Aktorja britanike Helen Mirren pak ditë më parë mbushi 70 vjet dhe për nder të saj Muzei Madame Tussauds në Londër ka paraqitur jo një, por tri figura prej dylli me fytyrën e saj.
“Gjejeni të rrejshmen”, ka bërë shaka aktorja e famshme duke pozuar së bashku me figurat e saj.
Dy figurat tregojnë Miren në rolet më të njohura të saj, si detektivja Jane Tennyson në seri televizive ” I dyshuari kryesor ” dhe si Mbretëresha Elizabeth II në “The Queen “, për të cilën edhe ka marrë çmimin Oscar.
Kukulla e tretë , e bërë në vitin 2010 , tregon Miren në një fustan të zi në qilim të kuq .
“Është si t’i kam tri motra “, tha aktorja që së fundmi fitoi çmimin Tony për rolin e Elizabeth II në “Audiencë ” .
Helen Mirren ,e cila konsiderohet si një nga aktoret më të mëdha, ka një karrierë të suksesshme në film, televizion dhe teatër , e cila ka zgjatur për gati 50 vjet , transmeton Reuters .
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur