Kupa e Shqipërisë do të përcaktojë sot finalistët e këtij kompeticioni, teksa në Kukës dhe në Vlorë do të luhen gjysmëfinalet e kthimit.
Kështu në ‘Zeqir Ymeri’, Kukësi do të presë Laçin, në një sfidë tërësisht të hapur, pasi sfida e parë përfundoi në barazim 0-0.
Skuadra verilindore shikon Kupën si një mundësi për të shpëtuar sezonin, pasi i ka ‘larë duart’ me titullin kampion, që duket se do të rikthehet në Korçë.
Nga ana tjetër, Laçi kërkon një vend në Evropë dhe Kupa është rruga më e lehtë, pasi në kampionat rivaliteti është më i madh dhe gara më e komplikuar.
Një tjetër takim interesant do të zhvillohet në Vlorë, ku Flamurtari do të presë Skënderbeun, vetëm 10 ditë pas humbjes së hidhur 0-3. Skuadra e Duros ka avantazhin e fitores minimale në Korçë dhe do të synojë kualifikimin duke mbrojtur rezultatin e ndeshjes së kaluar.
Nga ana tjetër, Skënderbeu do të synojë të tregojë edhe njëherë se në Shqipëri nuk ka rivalë, ndërsa kërkon që të fitojë për herë të parë Kupën e Shqipërisë.
Takimi mes Kukësit dhe Laçit do të startojë në orën 15:30, ndërsa ai mes Flamurtarit dhe Skënderbeut 3 orë më vonë, më 18:30./Top Channel
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës