Union i Bizneseve Kosovare-Gjermane me seli në Keln të Gjermanisë, në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Gratë në Biznes” dhe Odën Ekonomike Gjermane në Kosovë do të jenë përkrahësit e 15 bizneseve të reja në Kosovë, të cilat do të hapen nga gratë.
Ceremonia e ndarjes së granteve do të bëhet të hënën në selinë e Kooperativës Bujqësore të grave në Krushë të Madhe.
Ky është projekti i tretë i Unionit të Bizneseve Kosovare-Gjermane në përkrahje të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.
UBKGJ vitin e kaluar ka ndarë 34 bursa vajza studente në Universitetet Publike të Kosovës dhe është duke zbatuar projektin për punësimin e 10 mijë qytetarëve të Kosovës në Gjermani.
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur