Kryetari i Partisë Kombëtare në Serbi, Vuk Jeremiq, tha sot gjatë ditës, se presidenti serb ua ka premtuar amerikanëve ulësen e Kosovës në OKB.
“Amerikanët kërkojnë nga Vuçiq që të lejojë që Kosova të futet në OKB, madje ata i kanë bërë presion atij që të pranojë të nënshkruajë të ashtuquajturën marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Prishtinën. Rusia ka thënë se praktikisht nuk do ta bllokojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Jeremiq.
E kjo deklaratë e Jeremiqit ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi.
Lëvizje Socialiste në shtetin serb e ka akuzuar Jeremiqin që e ka poshtëtruar Serbinë.
Ai u akuzua se po gënjen për këtë çështje.
“Jereqmi po gënjen duke thënë se Vuçiqi ka premtuar anëtarësimin e Kosovës në OKB. Është pikërisht Jeremiq që është paguar për atë”, thuhet në reagimin e socialistëve serbë, përcjell lajmi.net.
“Ai nuk e kupton se Vuçiqi kurrë nuk do të jap tokën serbe, për para”, përfundon njoftimi.
Ndryshe, Vuk Jeremiq ka qenë edhe ministër i jashtëm në Serb.
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...
Operacion policor në Tiranë, goditet grupi i trafikut të arm...
Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë