Për pesë muaj, pacientët në dializë përballen me mungesë të terapisë

15:15 | 17 Prill 2018
M. A.

Ka nëntë vjet qëkur Xhylie Lahu është diagnostikuar me çrregullim të veshkave. Për këtë shkak, ajo për çdo javë i nënshtrohet terapisë së dializës.

Duke ndier shumë plogështi e lodhje, në këtë mënyrë ajo kishte ardhur deri te dializa.

E momenti kur ka kuptuar se veshkat e saj janë jashtë funksionit, ka trishtuar vetë atë dhe gjithë familjen. Këtë ditë as nuk dëshiron ta kujtojë.

Për të, shkuarja në dializë tri herë në javë është shumë e lodhshme, mirëpo, për të jetuar hemodializën duhet ta bëjë patjetër.

Transplantimi i veshkave do ta largonte atë nga dializa. Por, kushtet po ia pamundësojnë asaj shkuarjen jashtë vendit.

Shpresa se do të bëjë transplantim, për të nuk ekziston.

Këtë madje po e harron kundrejt problemit që ka për të siguruar terapinë që i nevojitet.

Për këtë injeksion “Recormon”, që kushton 15 euro, ajo thotë se disa herë kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Me vetëm 75 euro në muaj, ajo tregon se e ka të pamundur ta sigurojë gjithë terapinë që i nevojitet.

Hallin e njëjtë e ka edhe Sabri Llalloshi, i cili ka pesë vjet që është në dializë. Krahas sëmundjes, problemi kryesor për të është sigurimi i barnave.

Ai thotë se këtë injeksion duhet patjetër ta përdorin sa herë ta kryejnë hemodializën. Sipas Llalloshit, po të mos kishte ndihmën e fëmijëve, nuk do të kishte mundësi t’ia dilte.

Edhe pas pesë vitesh, atij i mbushen sytë me lot kur kujton momentin që mjekët i kishin thënë se veshkat e tij janë jashtë funksionit.

Një terapi të gabuar që ajo kishte përdorur kur ishte me grip, ia kishte sulmuar asaj veshkat.

Vildane Sadiku tashmë ka pesë muaj që ka mbetur në dializë.

Deri në atë kohë, Sadiku thotë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë shenjë që veshkat e saj janë të dëmtuara apo jashtë funksionit.

As nuk e kishte menduar se do të bëhen pesë muaj dhe nuk do të dilte nga dializa.

Ajo thotë se për jetuar javët, muajt e vitet duhet të vijë çdo javë në dializë. Por, sikurse Lahu e Llalloshi, të njëjtin problem me mungesë të terapisë, e ka edhe vetë Sadiku pasi është e papunë.

Deri më tani, miq e njerëz të vullnetit të mirë i kanë ndihmuar, mirëpo pas këtyre muajve, ajo nuk di se si do t’ia dalë.

Sadiku thotë se nuk mundet gjithë jetën të kërkojë ndihmë nga të tjerët.

Sadiku ka shpresë që gradualisht me dializë veshka e saj të funksionojë. E për këtë nuk e ka menduar transplantimin

Sadiku ka shpresë që gradualisht me dializë veshka e saj të funksionojë. E për këtë nuk e ka menduar transplantimin.

Megjithatë, nëse i duhet ta kryejë transplantimin, asaj do t’i duhet ndihmë pasi vetë nuk i ka kushtet.

Pacientët që janë në hemodializë, vijnë tri herë në javë në seancë, e cila zgjat 4 orë.

Pavarësisht problemeve, ata tashmë janë familjarizuar dhe ato orë mundohen t’i kalojnë me shaka e duke i dhënë vullnet njëri-tjetrit.

https://youtu.be/KV98xAiD0eE

 

Shpërndaje në rrjete sociale