Qeni hibrid i racës staffordshire terrier, i cili në Hannover të Gjermanisë mbyti nënë e bir shqiptarë, tashmë është eutanizuar.
Qeni luftarak me nofkën Chico, i cili nga fillimi i muajit prill të këtij viti, në Hannover të Gjermanisë mbyti nënë e bir, është eutanizuar (vdekje e lehtë). Sipas një artikulli të publikuar në “Bild”, procedura në fjalë është kryer pas një hetimi në klinikën veterinere të Universitetit të Hannoverit, gjatë ditës së hënë, përcjell Albinfo.ch.
Para një jave, shoqata për mbrojtjen e kafshëve në Hannover kishte paralajmëruar se Chico do të jetojë edhe më tej dhe nuk do të vritet. Rreth 230 000 persona e kanë nënshkruar një peticion kundër vrasjes së qenit.
Qyteti i Hannoverit e pranoi se gjatë kësaj kohe kishte ndodhur një lëshim, pasi autoriteteve që në vitin 2011 u kishte rënë në sy se qeni duhej të kontrollohej, por një kontroll i tillë asnjëherë nuk është realizuar.
Qeni me ngjyrë kafe, nuk kishte pasur asnjëherë reputacion të mirë tek fqinjët, pasi ishte vlerësuar si agresiv./albinfo.ch./
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...