Një konflikt nuklear në mes të Rusisë dhe SHBA-ve është i pashmangshëm, sepse Vladimir Putin nuk e pranon humbjen, ka paralajmëruar një ish-gjeneral rus.
Rusia do të përdorte armë bërthamore kundër SHBA-së në rast të një konflikti ushtarak, thotë Evgjen Buzhinski, një ish-gjenerallejtnant nën Bashkimin Sovjetik, transmeton portali arbresh.info
Për shkak se “Rusia po mbetet pas” SHBA-ve në aspektin e fuqisë ushtarake, Putin do të preferonte më tepër një sulm bërthamor sesa të pranonte humbjen në fushën e betejës, tha ai.
Buzhinski, i cili u bashkua me forcat e armatosura të Bashkimit Sovjetik më 1968, tha se ballafaqimi gjithnjë e më i ashpër mes Rusisë dhe SHBA është “më i keq se Lufta e Ftohtë”.
“Rusia nuk do të pranojë asnjë lloj humbjeje, prandaj përfshirja e armëve bërthamore është e pashmangshme”, tha ai për Channel 4 Neës.
Komentet e tij tronditëse vijnë disa ditë pas sulmeve ajrore në Siri, si përgjigjje e sulmeve me armë kimike në Douma, ku mbetën të vdekur 70 persona./arbresh.info/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...