Gjatë ditës së djeshme është raportuar se NATO-ja ka deklaruar se shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq kishte shkelur rregullat kur hyri në Kosovë dhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dërguar policinë në Veri, pa miratimin e KFOR-it.
Mediumi serb “RTS” ka tentuar të marrë një përgjigje nga NATO lidhur me këto çështje, por në fakt, zëdhënësi i NATO-s, Pierce Kazalet ka folur vetëm për dialogun Kosovë-Serbi.
“Incidenti i 26 marsit në veri të Kosovës nxjerr se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë dhe se problemet zgjidhen vetëm në mënyrë konstruktive. NATO plotësisht mbështet dialogun dhe thirrjet për vazhdimin e tij sa më parë që të jetë e mundur. Kjo është qenësore për paqen dhe stabilitetin në rajon. KFOR vazhdon të jetë garantues i sigurisë dhe lëvizjes së lirë gjithandej Kosovës, sipas rezolutës 1244”, citon RTS të ketë thënë Kazalet.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...