Komisioni për zhvillim i FVK-së i shoqëruar nga kryetari Abedin Ibrahimi dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikçi, kanë filluar fazen e implementimit të projektit katër vjecar të shkollave të volejbollit në Kosovë.
Në këtë fazë të projektit shkollave të volejbollit u janë shpërndarë paisje sportive (topa dhe rrjetë) në mënyrë që të krijohen kushte më të mira për punë.
Ekspedita e FVK-së shpërndarjen e paisjeve e ka filluar në Gjakovë te KV Vëllaznimi për të vazhduar në Lipjan te klubet e volejbollit Ulpiana dhe Kaçanik.
Në javët në vazhdim Komisioni për zhvillim do të vazhdoj me fazen e parë të implementimit edhe në 9 shkolla të volejbollit në mbarë Kosovën.
Federata e Volejbollit i’u uron punë të mbarë dhe suksese të gjitha shkollave që janë pjesë e projektit !
Ky është vetëm fillimi i mbështetjes për të gjitha klubet që punojn e sidomos atyre me grupmoshat e reja.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...