Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ish-drejtorin e FBI-së, James Comey lidhur me “gënjeshtrat e tij të shumta”, duke thënë se ai duhet të burgoset për dëshminë e tij dhënë në Kongres.
“Pse ai ka gënjyer Kongresin (burg)”, ka thënë Trump duke shtuar se “si mund të ndodhë që ai ka dhënë informacion të klasifikuar (burg)”.
Ai po ashtu ka kritikuar librin e ardhshëm të Comeyt duke thënë se “është vlerësuar gabim” dhe se ngrit “shumë pyetje”.
Komentet e presidentit Trump kanë ardhur pak kohë para transmetimit të një interviste që Comey ka zhvilluar në ABC për librin e tij.
Në librin e ri të Comeyt është raportuar se ai është tejet kritik ndaj presidentit Trump, që shkarkoi atë vitin e kaluar nga detyra e shefit të FBI-së.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...