Sadio Mane ka shkruar historinë në Premierë Ligë me golin e tij të fundit.
Mane realizoi golin e epërsisë në takimin e sotëm (e shtunë) të “Redsave” kundër Bournemouthit duke u bërë lojtari senegalez me më së shumti gola në kampionatin anglez, shkruan portali arbresh.info.
26-vjeçari arriti në brigjet britanike në verën e vitit 2014. Southamptoni siguroi transferimin e tij nga Red Bull Salzburgu dhe atë brenda dy sezoneve në Premierë Ligë kishte shënuar 21 gola.
Sane u transferua më pas në Anfield për 34 milionë funta dhe shijoi një sezon debutues mjaftë produktiv para se të lëndohej. Këtë sezon, ai është pjesë e treshes së famshme në sulm të përbërë gjithashtu nga Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.
Sadio Mane ka realizuar gjithsej 44 gola në Premierë Ligë duke tejkaluar Demba Ba me 43 për tu bërë lojtari senegalez me më së shumti gola në këtë kompeticon./arbresh.info/
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...