Barcelona ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen si nikoqir kundër Valencias.
Lideri në La Liga është duke udhëhequr tani me rezultat 2 me 0 në takimin e pasdites së sotme (e shtunë) në Camp Nou kundër Valencias, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi Samuel Umtiti ka realizuar golin e dytë për skuadrën e Ernesto Valverdes në minutën e 51′ të pjesës së dytë.
Shënjestra e Manchester Untied dyfishoi shifrat me kokë pas asistimit nga mesfushori Philippe Coutinho, i cili asistoi edhe në golin e epërsisë nga Luis Suarez.
Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 30-të./arbresh.info/
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...
Vuçiq nga Tivati: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strateg...
PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirjen e një të m...
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...